Albin Kurti, deputet i Vetëvendosjes në Kuvend, dikur lider i kësaj partie, gjatë një vizite në Gjilan për 11 vjetorin e themelimit të partisë së tij u ka bërë thirrje të rinjve gjilanas të dalin në protestë kundër demarkacionit më 1 shtator
E pranishme ishte edhe kryetarja e qendrës së Vetëvendosjes në Gjilan, Besa Baftiu, e cila gjithashtu iu drejtua aktivistëve gjilanas të Vetëvendosjes.
Albin Kurti foli për mobilizim të popullit për të bërë ndryshime në Kosovë, si dhe iu bëri thirrje aktivistëve gjilanas për angazhim në protestën e radhës të datës 1 shtator, ashtu që kjo protestë të jetë sa më masive.