Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk do t’i shkojë në takim Presidentit të vendit, Hashim Thaçi, i cili e kishte ftuar sot për ta mandatuar.
Kështu ka mësuar FaktePlus nga burimet e saja.
“S’ka takim mes Thaçit edhe Kurtit. Shkon emri në Kuvend tash dhe nis rrjedhja kohore prej 15 ditësh”, ka thënë ky burim për FaktePlus.
Nga sot ka filluar edhe numërimi i afatit kohor për formimin e Qeverisë.
Ndërkohë që Kryesia e re e Kuvendit të Kosovës tashmë e ka filluar mbledhjen e parë të saj, e cila ishte thirrur ditë më parë nga kryekuvendari, Glauk Kojufca.
Në këtë mbledhje po marrin pjesë të gjithë përfaqësuesit e partive parlamentare, si nga LVV, LDK, PDK dhe nga minoritetet. /FaktePlus/