Aktuale

Albin Kurti mohon takimin me partitë e koalicionit qeverisës për Gjykatën Speciale

Pak para se të fillojë mbledhja e kryesisë së LVV-së, ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke mos specifikuar, ka thënë se do të diskutohet për gjërat brenda partisë për vitin 2018.

“Pikat e rendit të ditës janë për situatën politike, njëkohësisht edhe për çështjet organizative dhe përgatitjet e VV-së për vitin 2018”, ka thënë Kurti.

I pyetur nëse është takuar me PAN-in për Gjykatën Speciale, siç raportuan mediat sot, Kurti ka mohuar një gje te tillë.

“Absolutisht jo”, ka thenë shkurt Kurti.

Ndërkaq, mbledhja e sotme e kryesisë së LVV-së erdhi pas dorëheqjes së kryetarit Visar Ymeri nga te gjitha postet drejtuese të partisë si dhe të Dardan Sejdiut.