Në grupin e deputetëve të VV-së në Viber, ku Aida Dërguti e ofendoi rëndë Albin Kurtin duke e quajtur m*t, pjesëtar është edhe vetë Kurti. Pra, sipas mesazheve që janë publikuar në media nuk është parë të ketë reaguar Kurti pas këtij ofendimit.
Gafa e Aida Dërgutit u sqarua nëpër media se ajo kishte menduar se po bisedonte privatisht vetëm me Dardan Molliqajn ndërsa kishte shkruar në grupin ku pjesëtarë janë shumica e deputetëve të Lëvizjes, përfshirë edhe Albin Kurtin.
Pas situatës së shkaktuar Aida Dërguti ka thënë se nuk ka asgjë për të komentuar.