Aktuale

Albin Kurti bën homazhe tek varri i Astrit Deharit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe tek varri i Astrit Deharit, në tre vjetorin e vdekjes së tij.

Me këtë rast anëtar i Kryesisë së Vetëvendosjes Glauk Konjufca, u shpreh se kjo parti asnjëherë nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi për Astrit Dehari.

“Jemi mbledhur këtu për ta nderuar Astrit Deharit. Ky nderim që po bëhet në kohën e një ekspertize që tregon që Astriti nuk ka vdekur aksidentalisht, por ky është një krim”.

“Astriti është bërë simbol për drejtësi simbol i popullit tonë për drejtësi. Astriti u kthyer nga Zvicra për të kontribuar. Vetëvendosje kurrë nuk do të ndalët së kërkuari drejtësi”.