Një përplasje ka ndodhur mes reperëve Blunt dhe Real 1 në një anë dhe anëtarëve të RedBox në anën tjetër.
Madje, përplasja mes rrjeteve sociale me dedikime drejtuar Ledrit dhe Gjikos nga Blunt, kishte përfshirë edhe menaxherin Faton Shoshi.
Ky i fundit, u kishte shkuar tek banesa e tyre duke u kërkuar përballje, por që asnjëri nuk ia kishin hapur dyert.
Së fundi, ishte Albert Krasniqi i cili përmes disa statuseve në rrjete sociale, akuzon ish-bashkëpunëtorin e tij Getoar Selimin për gjithë këtë sherr.
“Loja e Getuar ku…s hajde blond akuzoje pak Ledrin edhe gjikon e tani kur tmer vemendje e lshojna kangen bashk…dmth ktu te na si t’shkon perpara me talent del ni m.t me do m..a e munohen me jau prish karieren djemve.”, ka shkruar ai.