ShowBiz

Albërie Hadërgjonajt i bien gjysma e flokëve pasi hoqi shtesat

Albërie Hadërgjonaj ka treguar se çfarë i ndodhi asaj së fundi.

Albërie Hadërgjonaj, përmes një postimi në Instagram, ka treguar ndryshimin drastik që ka bërë në pamje, shkruan lajmi.net.

Ajo u shfaq me flokë të shkurtër, ndërsa tregoi një të papritur që i ndodhi kur largoi shtesat e flokëve.

“Sapo hoqa extensions dhe me shume se gjysma e flokeve jan keputur😔
Si mendoni ju,me mire floke te gjata apo te shkurtra?
Floket i kisha ven ne nji nder sallonet me te mira ne Los Angeles 😭”, ka shkruar ndër të tjera Albëria.

Për ndryshe, përkundër asaj që vite po ecin, Albëria vazhdon të qëndrojë në top-formë. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli