ShowBiz

Albërie Hadërgjonaj u bën konkurrencë vajzave me këtë paraqitje

Albëria duket si 20-vjeçare në foton e fundit.

Albërie Hadërgjonaj ka ndarë me ndjekësit një fotografi, në të cilën shfaqet shumë elegante, e veshur me fustan të zi, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja po mbante në dorë një pije, pasi po festonte për ditëlindjen e mbesës së saj, Elektrës.

Edhe këtë herë, të bie në sy ndryshimi i madh që artistja ka bërë vitet e fundit në pamje dhe duket për mrekulli.

Kujtojmë se Albërie Hadërgjonaj ditë më parë festoi ditëlindjen e 45-të, duke marrë urime të shumta nga familjarë, miq, kolegë e fansa. 

 

the authorGazetaKNN