Albatrit Muçiqi zgjodhi fjalë dashurie për ta uruar gruan.
Në familjen e Albatrit Muçiqit sot ka një arsye më shumë për të festuar, kjo ngase bashkëshortja e tij, Egzona, feston ditëlindjen, shkruan lajmi.net.
Me këtë rast, këngëtari zgjodhi fjalët më të mira për ta uruar atë, teksa shprehet me fat që e ka pranë tij.
“Urime ditëlindjen dashni. Jam me fat që të kam, dhashte Zoti ta kemi njëri tjetrin afër gjithmonë. Të dua”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se Albatriti dhe Egzona janë prindër të tre fëmijëve, Amelia, Elia dhe Erald.
Sa i përket projekteve muzikore, kënga e fundit nga Albatrit Muçiqi është “Fogorafi”, e publikuar vitin e kaluar.