ShowBiz

Albatrit Muqiqi bëhet me “Mercedes” super luksoz

Albatrit Muqiqi ka prezantuar veturën e tij të re.

Këngëtari Albatrit Muqiqi ka treguar se është bërë me veturë të tipit “Mercedes S Class” e cila njihet si njëra ndër kategoritë më të larta të Benzit.

“Mirë se vjen” e ka shkruar në gjuhën angleze këngëtari kosovar pranë fotos në të cilën shihet vetura.

Albatriti prej muzikës ka përfitime të mëdha pasi është tejet aktiv nëpër mbrëmje muzikore andaj një makinë e tipit të tillë, nuk mund të jetë problem për të.

Sa i përket projekteve muzikore, kënga e fundit e Albatrit Muqiqit është ajo “Nuk e meriton” e cila u pëlqye nga publiku./Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli