Këngëtari i dashur për të gjithë Alban Skenderaj, udhëtoi për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mbajti mbrëmje muzikore në New York.
Albani, në rrjetin social Instagram publikoi një video në të cilën kishte shkëputur momente nga e tërë mbrëmja, njofton KosovaPress.
Në këtë video mund të shihni se si gjatë tërë kohës dhe për të gjitha këngët e tij publiku ishte çdoherë aty për ta mbështetur Albanin me zërin e tyre. Për më shumë shikoni videon më poshtë, e mrekullueshme dhe plot emocione: