Edhe Albani bën thirrje të nënshkruhet peticioni ku kërkohet që Kosova të vendosët në hartën e “Apple”.
Ditët e fundit, ka bërë bujë në rrjete sociale nisma që është nisur nga shqiptarët ndaj kompanisë “Apple”, shkruan lajmi.net.
Në këtë thirrje janë bashkuar edhe emrat më të njohur shqiptar të industrisë së muzikës në mbarë botën.
Së fundi, ishte Alban Skënderaj ai i cili përmes një positmi, luti shqiptarët që të nënshkruajnë, në mënyrë që edhe Kosova të njihet në hartat e “Apple”.
“Se bashku ia dalim .. Nënshkruajeni motra e vëllezër që dhe Kosova të njihet në hartat e Apple!”, shkruan artisti.