ShowBiz

Alban Shehu këngë për bijtë e dheut (Video)

Marsi është muaji plagëve të hapura nga lufta, por edhe i krenarisë së madhe. Ndër vite janë bërë këngë të ndryshme për luftëtarët e lirisë, heronjtë e historisë së re të Kosovës.

Këngëtari i mirënjohur Alban Shehu, ka lansuar këngën me titull “Bijtë e dheut”, një dedikim emocional për të rënët, heronjtë e luftës së fundit në Kosovë.

“Kjo është një këngë kushtuar heronjve dhe trimave që dhanë jetën për Atdhe. Shpresoj që familjarët e dëshmorëve të jenë krenar për bijtë e tyre dhe popullit shqiptar ti rritet dashuria dhe ideali për Atdhe. Drejtësia do të triumfojë sepse lufta ka qenë e pastër dhe e drejtë ne tokën tonë”, thotë këngëtari Alban Shehu.

Ju ftojmë ta dëgjoni “Bijtë e dheut”.