Rusia ka aq aftësi të zhvilluara saqë mund të kryejë një sulm ndaj shteteve baltike brenda hiç më pak se 24 orëve, duke i kufizuar opsionet e NATO-s për t’u kundërpërgjigjur dhe për të vendosur trupa në rajon, ka thënë sot Shërbimi Inteligjent i Lituanisë.
Lituania, Letonia dhe Estonia, të aneksuara nga Bashkimi Sovjetik në vitet 1940-ta, por tani pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, janë tejet të shqetësuara qëkur Rusia e mori Krimenë nga Ukraina në vitin 2014, transmeton Express.
Shërbimi Inteligjent i Lituanisë ka thënë në raportin e vet vjetor për vlerësimin e kërcënimit se Rusia e ka përmirësuar dhe përditësuar ushtrinë në rajonin Kaliningard vitin e kaluar, duke e kufizuar kohwn pwr kryejnw e ndonjw sulmi nga NATO dhe duke e pamundësuar çfarëdo përforcimi të aleancës.
“Ky është një sinjal për NATO-n që ta përmirësojë kohëzgjatjen e marrjes së vendimeve,” ka thënë ministri i Mbrojtjes i Lituanisë, Raimundas Baroblis.
“Koha e reagimit të NATO-s nuk është aq e shpejtë sa ajo do të donte të ishte,” ka shtuar ai./Express/