Ish-shefi i departamentit kundër-terrorizëm në Policinë Metropolitane të Londrës, Richard Walton, ka thënë se dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian mund ta vërë në rrezik sigurinë e vendeve tjera anëtare të BE-së, nëse këto të fundit nuk vazhdojnë të kenë qasje të plotë në inteligjencës britanike.
“Brexit paraqet një rrezik ndaj sigurisë së vendeve tjera të BE-së, sepse BE-ja përfiton më shumë nga anëtarësia e Britanisë sesa vetë Britania e Madhe në lidhje me sigurinë dhe kundër terrorizmin,” ka thënë Walton, transmeton Express.
Britanikët votuan vitin që shkoi për t’u larguar nga blloku 28-anëtarësh, edhe pse detajet e ndarjes së Britanisë nga BE-ja ende janë duke u negociuar.
Në një shkrim për sigurinë të publikuar sot, Walton thotë se Brexit do të ketë pak a hiç ndikim në sigurinë kombëtare të Britanisë së Madhe, apo në kapacitetet e saj kundër terrorizmit./Gazeta Express/