Rajon & Botë

Alarmon BND: Raketat nukleare të Koresë Veriore mund ta arrijnë Gjermaninë dhe Europën

Zëvendësdrejtori i Shërbimit Federal gjerman të Inteligjencës (BND) Ole Diehl ka thënë para deputetëve se raketat e Koresë së Veriut tani janë në gjendje të bartin armatim bërthamor dhe se mund të arrijnë deri në Gjermani dhe në Evropën Qendrore, shkruan gazeta “Bild am Sondag”, ndërsa transmetojnë agjencitë botërore.

Gazet a shkruan se Diehl, sipas një pjesëmarrësi anonim të brifingut, në një takim me dyer të mbyllura u ka thënë deputetëve të Bundestagut se vlerësimi i këtillë i mundësive të Pjong-Jangut janë “të sigurta”.

Ai ka shtuar se BND i sheh bisedimet mes dy Koreve si shenjë pozitive.

Agjencia Reuters njofton se nga BND nuk ka pasur asnjë koment ndaj këtij lajmi, transmeton Gazeta Express.