Rajon & Botë

Alarmi i BE’së: Ata që iu bashkuan ISIS’it, kur të kthehen mund të kryejnë sulme me armë kimike

Koordinatori kundër terrorizmit i Bashkimit Evropian Gilles De Kerchove ka shprehur frikën se ata që shkuan për të luftuar në anën e Shtetit Islamik kur të kthehen do të jenë në gjendje për të kryer sulme duke përdorur armë kimike në Evropë, me teknikat e mësuara dhe të përdorura në Siri dhe Irak.

 

“Unë shpresoj që askush të mos kthehet nga Siria me njohuri se si të përdorin një kimikat si një armë dhe të makinave bomba. Nga Siria dhe Iraku kanë mësuar se si ta bëjnë atë”, ka thënë Kersova, transmeton Indeksonline.

Në agjencinë amerikane në margjinat e konferencës mbi ekstremizmin, De Kerchove tha se, duke pasur parasysh faktin se ata kanë shkatërruar shpresën e Shtetit Islamik të krijimit të shtetit të tyre, qindra luftëtarë të tyre ka të ngjarë të kthehen në Evropë.

“Disa do të kthehen në shtëpi, qindra prej tyre. Disa do të duan të shkojnë në një tjetër arenë, në radhë të parë në Libi, por ka vende të tjera ku ata mund të fshihen”, ka përfunduar Gilles De Kerchove..