Aktuale

Alarmet për Koronavirus, nis mbyllja e institucioneve publike në Kosovë

Koronavirusi ka vënë në panik edhe shtetin dhe qytetarët e Kosovës.

Tashmë institucionet kanë nisur të marrin masa parandaluese duke bërë dezinfektimin e hapësirave publike.

Mirëpo Komuna e Obiliqit, ka marrë vendim që të mbyll edhe shtëpinë e pleqve.

“Me qëllim të menaxhimit të situatës dhe rrezikut te mundshëm nga virusi Koronavirus (CO-VID 19), kemi ndërmarr masat e para parandaluese duke mbyllur përkohësisht dhe pezulluar aktivitetet në “Shtëpinë e Pleqve“ të Komunës së Obiliqit, si rezultat i rrezikshmërisë me të lartë që virusi të atakohet tek të moshuarit. Në të njëjtën kohë njoftoj qytetarët se gjatë ditëve në vijim do shqyrtojmë edhe masat e tjera parandaluese, duke përfshirë dezinfektimin,dezinfektimin dhe deratizimin (DDD) të institucioneve arsimore,shëndetësore dhe komunale”, thuhet në njoftimin që ka bërë publik kryetari i kësaj komune, Xhafer Gashi.