Rajon & Botë

Alarm për sulm me bombë në Australi

Mediat e huaja raportojnë se një person në Australi është futur me vrull në një parking policor në një stacion policor nëntokësor dhe ka pohuar se ka bombë në makinë.

Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar në Merrylands, në perëndim të Sydney, pas incidentit, raporton ITVnews, përcjell Express.

Sipas ABC Australia shoferit i është gjetur një shishe me gaz në makinë, i cili ka pësuar djegie gjatë incidentit.

Ai thuhet të jetë arrestuar, por hetimi për bombë vazhdon.