Ushtarët amerikanë në një bazë pranë qytetit verior të Irakut, Mosulit, kanë vendosur maskat mbrojtëse kundër gazrave toksike të vendosura nga i ashtuquajturi Shteti Islamik.
Para kësaj, sekretari i Mbrojtjes së SHBA’së, Ash Carter është raportuar se ka shkuar në Bagdad për një vizitë, transmeton Gazeta Express.
Ndërkohë, BBC raporton se forcat irakiane tashmë kanë hyrë në qytetin e Qaraqosh, 32 kilometra në jug të Mosulit.
Qaraqosh, është qyteti më i madh i krishterë në Irak para luftës./GazetaExpress/