Rajon & Botë

Al Shabaab vret tetë ushtarë të Unionit Afrikan

Në një sulm të kryer nga organizata terroriste Al Shabaab në jug të Somalisë, janë vrarë së paku tetë ushtarë të Unionit Afrikan, njoftoi koloneli Muhidin Jasin, oficer i ushtrisë somaleze.

Jasin tha se luftëtarët e Al-Shabaab sulmuan një autokolonë ushtarake pranë qytetit të Bulo-Marer në rajonin jugor të Shebas, raporton AP.