Ambasada ruse në Damask është goditur nga organizata terroriste “Al Nusra” bëhet e ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë.
Siç transmeton “Rusia Today”, askush nuk është lënduar nga kjo goditje.
Moska bën të ditur se granatimi është “rezultat i aksioneve nga ata që SHBA dhe aleatët, po vazhdojnë me gjakderdhjen në Siri”, thuhet në deklaratë, ku shtohet se “edhe Rusia do të ndërrmarr masat që sërish të vendosë paqe në Siri”.
SHBA-ja të hënën bëri të ditur se do të ndërpresin bisedimet me Rusinë dhe Sirinë, ndërsa Kremlini bën të ditur se Washingtoni po bashkëpunon me Al Nusra-n. /kp





















