Në Arktiku kanadez janë shkrirë akullnajat aq shumë saqë kanë zbuluar tokat e fshuhura qe 40 vjet, ndoshta edhe më shumë.
Në një studim të publikuar në revistën “Nature Communacations”, thuhet se Arktiku, mund të jetë duke përjetuar shekullin më të ngrohtë në histori, të paktën në 115 mijë vitet e fundit. Akulli është i përqendruar më shumë sesa në Antarktikun Perëndimor dhe në gadishullin Antarktik të vënë së bashku.
Midis 1979 dhe 1990, Antarktida humbi një mesatare prej 40 gigatons (40 miliardë ton) të masës akullit në vit. Nga viti 2009 deri në vitin 2017, humbja ishte rreth 252 gigatonë në vit. Në dy dekadat e fundit, shpejtësia e shkrirjes është rritur ndjeshëm: në qoftë se në mes të viteve 1979 dhe 2001 mesatarisht 48 gigatonë akulli janë shkrirë në vit për çdo dekadë, nga 2001 në 2017 kjo vlerë u rrit me 280%.
Nëse ndryshimet klimatike vazhdojnë të rritin termometrin e oqeanit, humbja e akullit do të bëhet edhe më alarmuese në dekadat e ardhshme.