ShowBiz

Aktorja shqiptare i jep fund beqarisë (Foto/Video)

Aktorja e njohur, Rudina Dembaçaj, e cila për të gjithë mbahet mend për një nga rolet që ka luajtur, atë të ish kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, i ka dhënë fund dje beqarisë, duke lidhur kurorë me Aleksin, të dashurin prej vitesh.

Në një ceremoni të veçantë, ku ishte e ndërthurur tradicionalja me modernen, aktorja ka festuar kështu dje dasmën mes miqve dhe të afërmeve, por edhe me publikun e gjerë, i cili do të ketë mundësinë që ceremoninë ta ndjekë në reality-n “Lufta e Nuseve” në Tv Klan, që vjen me sezonin e tretë në vitin 2017.

Gazeta Express ka publikuar edhe dje foto ekskluzive nga ceremonia e dasmës, ndërsa sot po ju sjellim një video të shkëputur nga një pjesë e ceremonisë. Duke mos iu ndarë tradicionales, Rudina si një vajzë lezhjane, ka kërcyer me të afërmit edhe një nga vallet, traditë në zonat e Veriut, siç është ajo me daulle.

Ndërkohë që gjithë ceremonia e djeshme ka qenë në lupën e dy të ftuarave speciale që do të jenë pjesë e garës në spektaklin “Lufta e nuseve”, si dhe nga vetë Amarda Toska që ka sjellë për herë të parë këtë format në Shqipëri. Ka qenë po Ami, ajo që ka areduar ambientet e ‘Iliria Palace’ mes të bardhës dhe ngjyrës vjollcë, çka i ka shtuar edhe më shumë klas gjithë ceremonisë së dasmës së Rudinës me Aleksin./Gazeta Express/