Gwyneth Paltrow nuk ka kurrfarë problemesh me meshkujt në jetën e saj.
Këtë e konfirmon fakti se fituesja e Oscar-it po argëtohet në shoqëri me të dashurin, por edhe me ish-bashkëshortin.
Ajo në drekë ka qenë së bashku me Brad Falchuk dhe ish-të dashurin Chris Martin, transmeton KosovaPress.
Përkujtojmë, Paltrow dhe Martin janë ndarë para tri vjetësh, pas 11 vjet martesë dhe lidhje.
Ata kanë mbetur në shoqëri për shkak të fëmijëve të tyre, 13-vjeçares Apple dhe 11-vjeçarit Moses.