ShowBiz

Aktorja e re assesi nuk heq dorë nga stili i keq i modës (Foto)

Aktorja Ariel Winter assesi nuk mëson bazat e stilit të mirë dhe në tepihun e kuq serish është paraqitur në mënyrë jo të këndshme.

Të gjitha aktoret gjatë ndarjes së çmimeve Emmy janë dukur bukur. Por, e reja Winter serish ka zgjedhur një lloje mode kontroverse, shkruan New York Post.

Çështja është ende më serioze, pasi bëhet fjalë për një vajzë 19-vjeçare.

Edhe pse kësaj radhe në rend të parë nuk ishte gjoksi i saj i bujshëm, ajo vendosi të fokusohet në pjesën e epërme të veshjes.

Ajo ka veshur një fustan me prerje, i cili e pengoi gjatë ecjes.

Edhe pse shumë herë e reja Ariel është kritikuar për shkak të mungesës së shijes së mirë, një gjë e tillë atë nuk e pengon aspak, transmeton KosovaPress.