Aktorja shumë e njohur e Hollivudit Halle Berry ka pranuar publikisht se para se të bëhej e famshme ajo ka jetuar nëpër qendra të pastrehësh për shkak se nuk kishte para.
Ajo ka rrëfyer se gjithcka ishte shumë e vështirë për të dhe se madje ndonjëherë ka menduar edhe të heqë dorë përcjell Albeu.com .
“E telefonova mamanë time dhe i kërkova para për të jetuar por ajo më tha jo. Nuk i fola më për një vit të tërë.Por ajo kishte të drejtë.”
Halle tregoi se në fakt fillimi ishte shumë i vështirë por nëse e do diçka padyshim që e merr dhe se duhet luftuar shumë për të arritur majat.
Halle tashmë është divorcuar tre herë dhe ka dy fëmijë por jeton e lumtur.
Ajo tha se përkushtimi ndaj fëmijëve i ka bërë shumë mirë.