Aktori kosovar Ilir Tafa, i dëshmuar shumë herë në botën e artit në vend dhe jashtë vendit, edhe më tej mbetet i angazhuar, e madje tejet i pëlqyer, shkruan “Kosovarja”.
Tafa, ka punuar në teatër, filma dhe seriale, brenda dhe jashtë vendit.
Aktori Ilir Tafa vitet e fundit e zhvillon karrierën e tij në Bosnje, Kroaci e Mal të Zi, ku merr pjesë në produksionet më të mëdha kinematografike, e për rolet e tij edhe është shpërblyer me çmime të ndryshme.
Revista “Kosovarja” mëson se aktori në projektin e fundit filmik do te luaj përkrah yllit të ish Jugosllavisë, Lepa Brena. Filmi është i zhanrit komedi dhe ai pritet të ketë sukses të madh për shkak se aty do të jenë protagonist yjet e mëdhenj, Lepa Brena e Ilir Tafa.
Xhirimet nisin së shpejti.