Aktori i njohur kosovar me famë botërore Ilir Tafa, disa minuta me parë ka publikuar disa imazhe ku shihet në stadiumin mitik “Old Trafford”, shkruan Albanien Show.
Portali i jonë ditë me parë kishte informuar publikun që aktori Tafa, do të jetë mysafir për të ndjekur ndeshje e fundit në Premier Ligë e cila zhvillohet në mes të Manchester United, dhe Watford, ndeshje kjo e cila fillon nga ora 16:00.
Por kjo nuk është e gjitha. E veçanta e kësaj ftese është se aktori Ilir Tafa, do të jetë pjesë e ndeshjes reviale që do të zhvillohet me një ekip të përbërë nga yjet e skenave botërore, që do të mbahet të martën më 15 maj 2018 në stadiumin Old Trafford, në Manchester. Tafa është ftuar nga organizatorët e këtij eventi, legjendat e Manchester United, Ryan Giggs dhe Gary Neville.
Kujtojmë që Tafa është aktori i vetëm nga Kosova i cili është i angazhuar edhe në shumë projekte të regjisorëve me famë botërore. /Albanien Show