ShowBiz

Aktori i njohur bëhet baba për herë të dhjetë

Ky është fëmija i dytë për çiftin, të cilët janë në lidhje që nga viti 2012 dhe kanë një vajzë 2-vjeçare.

57-vjeçari dhe e fejuara e tij australiane, Paige Butcher u bënë prindër të fëmijës së tyre të dytë, të premten më 30 nëntor.

Të afërmit e aktorit e konfirmuan lajmin duke zbuluar edhe peshën e foshnjës. “Të dy, nëna dhe fëmiu janë në gjendje të mirë”, tha një i afërm.

Eric Murphy, djali i parë i Murphy-t, të cilin e ka me të dashurën e atëhershme të tij, Paulette McNeely tani është 29-vjeç.

Christian Murphy, 27-vjeç është djali i tij i dytë, me partneren Tamara Hood. Murphy u martua me modelen, Nicole Mitchell në vitin 1993. Ata kanë katër fëmijë nga martesa e tyre 13-vjeçare, Miles Mitchell Murphy, 25 vjeç, Bria Mitchell, 28 vjeç, Shayne Audra Mitchell, 23 vjeç, Zola Ivy, 18 vjeç, dhe Bella Zahra, 16 vjeç. Ata u ndanë në vitin 2006, shkruan rtv21.tv

Murphy pastaj filloi lidhjen me këngëtaren e Spice Girls, Melanie Brown që rezultoi me lindjen e vajzës së tyre, Angel, 11-vjeçare.

Ky do të jetë fëmija i dytë për çiftin, të cilët janë në lidhje që nga viti 2012 dhe kanë një vajzë 2-vjeçare.