Aktori i famshëm dhe një ndër njerëzit më të pasur në planet, Elon Musk është bërë baba për herë të shtatë.
48-vjeçari Elon Musk është bërë baba për herë të shtatë. CEO i Tesla e Space X dhe partnerja e tij, Grimes kanë sjellë ne jetë fëmijën e tyre të parë, ndërsa nuk dihet asgjë sa i takon gjinisë dhe emrit.
Musk dhe muzikantja Claire Boucher janë në një lidhje që prej 2018-ës.
Lajmi i shtatzënisë u bë me dijeni nga vetë ajo, diku nga fundi i janarit.
Sa i takon ardhjes në jetë të fëmijës, ishte Musk ai që njoftoi publikun, teksa i përgjigjej një fansi në Twitter.
Musk është gjithashtu edhe baba i pesë fëmijëve nga martesa me ish-bashkëshorten Justine Wilson.
Ndërkohë sipas “The Independent” një fëmijë u ndërroi jetë në javën e dhjetë.