ShowBiz

Aktori Hysen Zeqaj pjesë e serialit amerikan “Queen of the South”

Për aktorët shqiptarë sukseset nuk kanë të ndalur.

Aktori shqiptar, Hysen Zeqaj tashmë është bërë pjesë e një seriali amerikan i cili do të filloj transmetimin në muajin qershor.

Seriali i cili merr pjesë është “Queen of the South”, prodhim ky i botës së Hollywood-it. Serali amerikan ka përfunduar xhirimet e sezonit të tretë, ndërsa aktori Zeqaj në këtë serial ka marrë pjesë për herë të dytë.

“Ju njoftoj se xhirimet i kam përfunduar në serialin më të ri të Queen of the South. Në këtë edicion të tretë do të marrë pjesë me një rol ndryshe nga ai që kam qenë në sezonin e dytë”, ka shkruar në facebook, aktori Hysen Zeqaj.

Sipas Zeqajt, transemtimi i serialit do të fillojë në mesin e muajit qershror.