ShowBiz

Aktori i famshëm i , akuzohet për vrasje

Miku i dikurshëm i yllit të serisë “Two And A Half Man”, Charlie Sheen, Lenny Dykstra, ka deklaruar për media se aktori në një rast i kishte thënë se e kishte mbytur asistentin e tij, sepse e kishte shantazhuar për 5 milionë dollarë, transmeton Zeri.info.
Bëhet fjalë për Rick Calamaro i cili ka vdekur në vitin 2012 nga ‘mbidozimi i rastësishëm’ dhe i cili e kishte shantazhuar Charlie-n duke i kërkuar 5 milionë dollarë, sepse posedonte një videoxhirim ku aktori i infektuar me HIV, bën seks me një mashkull tjetër.

“E kam pyetur se çfarë ka ndodhur me të. Më ka pyetur ‘me kënd, Rick-un e vdekur? Lëre atë mu.., e ke parë, është munduar të më shantazhojë’. Dhe pastaj më ka thënë se e ka mbytur”, ka rrëfyer Dykstra. Rik Calamaro ishte i njohur si mbret i klubeve të natës dhe me miqtë e tij të famshëm, ka vizituar klubet e ndryshme, përfshirë edhe Charlie.
Si fëmijë, ai kishte jetuar me të ëmën e tij modele në vilën Playboy të Hugh Hefner. Ishte gjetur i vdekur në banesën e tij në Los Anxhelos në vitin 2012. “Më ka thënë se i kishte përgatitur atij një dozë”, çka është termi për shtim të aditivit vdekjeprurës në shiringë.
Aktori nuk është deklaruar në lidhje me këtë. Charlie tri vite më parë gjatë një interviste e kisht pranuar se është i infektuar me HIV të cilin e kishte mbajtur të fshehur për katër vite./ZERI

HOLLYWOOD, CA – APRIL 11: Actor Charlie Sheen arrives for the premiere of Dimension Films’ “Scary Movie 5” at ArcLight Cinemas Cinerama Dome on April 11, 2013 in Hollywood, California. (Photo by Michael Buckner/Getty Images)