ShowBiz

Aktorët indianë Aishwarya Rai dhe Sharukh Khan ribashkohen në një projekt të ri filmik pas 14 vitesh (FOTO)

Ata i bashkoi regjisori indian, Sanjay Leela Bhansali, në projektin e ri “Padmavati” i cili është në gjirim e sipër.

Si zakonisht, ky prodhues filmash është siguruar që asnjë pamje apo foto e filmit të mos dalë në publik pa lejen e tij, shkruan india.com

Raportohet se Sharukh Khan ishte në bisedime me regjisorin Bhansali për ribashkim pas 14 vitesh.

Roli femëror lider në projekt mendohet që t’i jepet aktores së njohur dhe mis Bota 1994, Aishwarya Rai.

Herën e fundit që aktorët e njohur kishin lujatur bashkë ishte filmi klasik indian Devdas, në vitin 2002, që kishte treguar sukses të jashtëzakonshëm edhe në arenën ndërkombëtare.