Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje e të cilët po vazhdojnë kundërshtimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, janë aktivizuar këtë mëngjes për të treguar se çka humb Kosova nëse kjo marrëveshje ratifikohet.
Përveç thirrjes publike që ka bërë deputetja Fitore Pacolli, për mos votim, tani deputeti tjetër I kësaj partie Rexhep Selimi ka publikuar një hartë në të cilën ka precizuar se çka humb e çka fiton Kosova me ratifikimin e kësaj marrëveshje.
Deputetët e VV-së vazhdimisht e kanë kundërshtuar këtë marrëveshje dhe kanë konfirmuar se do jenë kundër saj./GazetaBlic/