Deputeti i VV-së, Dardan Molliqaj dje në Kuvend mbajti një fjalim në lidhje me dënimin e katër aktivistëve të kësaj partie për sulmin ndaj objektit të Parlamentit.Ai në këtë fjalim bëri një krahasim ndërmjet Vetëvendosjes, SHIK-ut dhe Klanit Pronto.Të njëjtin fjalim ai e ka shpërndarë edhe në profilin e tij në Facebook.
Por dorëheqja nga partia duket se ka bërë që Molliqaj të cilësohet se është pjesë e “SHIK-ut dhe klanit pronto”, transmeton lajmi.netTë paktën kështu i kanë komentuar disa aktivistë të VV-së, ish sekretarit të kësaj partie.
“Dallimi mes nesh dhe këtyre të ShIK-ut dhe klanit Pronto është se ne flasim publikisht për padrejtësitë që ndodhin në Kosovë, ndërsa këta i emrojnë gjyqtarët nëpër darka e përmes telefonit. Prandaj këta, nuk mund të na flasin neve për ndërhyrje në drejtësi”, ka shkruar Molliqaj në facebook.E pastaj kanë filluar komentet e shumta që kritikonin atë për largimin që tashmë është gati punë e kryer nga Vetëvendosja.“Edhe ti je je pjes e kti klanit dardan molliqaj. Dallimi i vetem eshte se ti je edhe me i keq se keta .
Ti u tregove edhe me ego vetem e vetem per me u ul nkarrik”, thuhet në komentin e njërit nga personat që i reagoi Molliqajt.“Ti vet je SHIK-u, baben e ke pas aty dhe hala e ki”, është komenti tjetër.Komente të njejta kanë qenë me qindra, duke mos anashkaluar as ofendimet dhe kritikat edhe më të ashpra.Ndryshe nga krahu i Molliqajt tashmë është paralajmëruar krijimi i një partie të re.Ata janë hiç më pak se 10 deputetë të cilët gjithashtu do të krijojnë grup të ri parlamentar.