Aktuale

Aktakuzë për vjedhje të 348 pakove me cigare

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë kundër M.R. nga Prishtina, pasi në bashkëkryerje me personin N.N., kanë hyrë me forcë duke thyer xhamin e derës së një lokali në Gjakovë dhe kanë marrë 358 pako cigare të llojeve ndryshme dhe arkën e parave që gjendej në lokalin e tani të dëmtuarit A.S.

Sipas Prokurorisë, të pandehurit edhe pse janë vërejtur nga policia, me automjetin e tyre kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes, ku gjatë ikjes e kanë goditur automjetin e policisë, dhe tre prej tyre në këmbë janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa i pandehuri M.R., është arrestuar dhe gjendet në paraburgim që nga data 14 nëntor të vitit që lamë pas.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mire se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar më lartë.

Prokurori i rastit, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë, që i pandehuri të shpallet fajtorë dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

the authorBurbuqe Metolli