Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.Gj., për shkak se ka kryer veprën penale, bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj.
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.Gj., për shkak se ka kryer veprën penale, bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj.
Sipas aktakuzës i pandehuri gjatë viteve 2014 – 2015, duke jetuar në Gjermani është bërë përkrahës i organizatës terroriste “ISIS”.
Po ashtu, policia gjermane më 18 prill të vitit 2015 e ka deportuar për në Kosovë, ku edhe më tutje i nxitur nga ideologjia e lartcekur, më datë 11 dhjetor 2015, nga aeroporti i Prishtinës ka udhëtuar për në Turqi, duke u fshehur si anëtar i OJQ-së, “LIZA-R”, ashtu që është ndarë nga grupi dhe ka vazhduar për në Siri, duke iu bashkangjitur grupit të shqiptarëve të cilët luftojnë në radhët e organizatës “ISIS”.