Aktuale

Aktakuzë ndaj zyrtares në Prizren për falsifikim të dokumentit zyrtar

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarës B.K., për veprën penale “falsifikimi i dokumentit zyrtar” nga neni 434 paragrafi 1 të KPRK- së.

Sipas aktakuzës, B.K. më 23.11.2016, në cilësinë e personit zyrtar, si drejtoreshë e SHFMU “Mustafa Bakiu” në Prizren, me nënshkrimin e saj dhe me vulën zyrtare ka vërtetuar dokumentin zyrtar i cili përmban të dhëna të rreme, në atë mënyrë që kundërligjshëm ka lëshuar dokumentin, përkatësisht vërtetimin me numër të protokollit 127/2016, në emër të qytetares S.A., kinse e njëjta kishte punuar në këtë shkollë, i cili vërtetim të njëjtës do ti shërbente për punësim.

​Me këto veprime B.K. ka kryer veprën penale “falsifikimi i dokumentit zyrtar” nga neni 434 paragrafi 1 të KPRK.