Aktuale

Aktakuzë ndaj tre personave, rrahën dhe plaçkitën holandezin në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër personave E.S., F.K. dhe J.K., për shkak të veprës penale grabitja dhe lëndim i lehtë trupor.

Sipas aktakuzës E.S., F.K. dhe J.K., më 03.07.2017 me qëllim që ti sjellin vetes dobi pasurore të kundërligjshme e sulmojnë fizikisht të dëmtuarin J.S.K., shtetas holandez, e pastaj nga ai kërkojnë të holla, e kontrollojnë nëpër xhepa dhe ia marrin një telefon celular të tipit “Sony-Experia”, në vlerë rreth 600 Euro.

Me këto veprime E.S., F.K. dhe J.K., në bashkëkryerje kryen veprën penale grabitja dhe veprën penale lëndim i lehtë trupor. /Indeksonline/

the authorE B