Departamenti për Krime të Rënda nga Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prizren, kundër të pandehurit B.H, i cili dyshohet se si arkëtar në Njësinë punuese të “Hidroregjionit Jugor” në Dragash, kohë pas kohe ka marrë dhe ka përvetësuar nga arka shuma të caktuara parash, të cilat kanë arritur shumën totale prej 3,306.29 €.