Aktuale

Aksioni i policisë në Ferizaj, arrestohet një person për fajde

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person pasi që i njejti dyshohet se ka zhvilluar veprimtarinë e kundërligjshme, fajde.

Drejtoria e Krimeve Ekonomike me urdhëres të gjykatës ka bastisur disa lokacione në Ferizaj meq rast kanë konfiskuar 5 mijë euro.

“Drejtoria Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas hetimeve të zhvilluara, me urdhëresë të gjykatës kompetente, me 12.11.2019 ka bastisur disa lokacione, dy banesa dhe një agjencion turistik. Gjatë kontrollit janë konfiskuar 5000 euro para të gatshme, katër fletëpagesa me vlerë prej 115.203.46 euro, dy kompjuterë dhe katër fletore me shënime. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh/FaktePlus