Aktuale

Aksioni i policisë, konfiskohen para të falsifikuara

Policia e Kosovës ka hasur në kartëmonedha të falsifikuara në Kaçanik.

Njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka bastisur shtëpia e një të dyshuari në Kaçanik. Ky njësit me këtë rast ka gjetur dhe janë konfiskuar 30 kartëmonedha prej 100 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara dhe 7.36 gramë substancë narkotike e llojit kokainë.

Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli