Stafi i Odës së Afarizmit të Kosovës në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut për herë të parë kanë organizuar aksionin humanitar për dhurim të gjakut.
Drejtori ekzekutiv i Odës së Afarizmit të Kosovës, Ismet Mulaj tha se Oda e Afarizmit krahas sukseseve të shumta që ka shënuar në vitin 2017 sot për herë të parë ka organizuar aksionin për dhurim të gjakut, dhe ky aksion sipas tij do të bëhet tradicional për Odën e Afarizmit sepse përveç qëllimi të tyre për të ndihmuar bizneset më 29 dhjetor të çdo viti do dhurojnë gjak për të shpëtuar jetë.
Erinda Gashi përfaqësuese e fabrikës së miellit “Gashi4 company Grunori”, tha se ftesës së Odës së Afarizmit për të dhuruar gjak iu është përgjigjur me shumë kënaqësi sepse dhurimin e gjakut e konsideron si akt human i cili mund të shpëtojë një jetë pa dëmtuar veten.
Albana Gashi, menaxhere për marketing dhe informim në Transfuzion të Gjakut e cilësoi të rëndësishëm këtë aksion./KosovaPress/