Aktuale

Aksion në një kafiteri, një 42 vjeqari i gjendet drogë

Policia e Kosovës dje ka arrestuar një person në Prishtinë si i dyshuar për Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar te narkotikëve.

Ka qenë marrja e shpejtë e informacionit në rrugë operative ajo që i ka mundësuar policisë në realizimin e një operacioni të tillë në rrugën ’’Simon Shiroka’’në Prishtinë, saktësisht në një kafiteri, ku policia gjatë kontrollit të personit të dyshuar, ka gjetur dhe konfiskuar rreth 23 gram  substancë narkotike  që dyshohet të jetë marihuanë, si dhe disa qese që shërbejnë për paketimin e narkotikëve.

Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar personin e dyshuar: E. D, mashkull, 42 vjeç, , i cili me rekomandim të Prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë.

Aktualisht hetuesit policorë të stacionit qendra po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale para se rasti të dërgohet në Gjykatën kompetente./KosovaPress/