Njësitet e Policisë së Kosovës qysh në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë zhvilluar një aksion të madh. Bëhet e ditur se ky aksion ka të bëjë me kapjen e armëve ilegale në disa lokacione të Kosovës.
Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar këtë aksion, por nuk kanë dhënë shumë detaje.
“Më vonë do të keni detajet e këtij aksioni. Aksioni për momentin është duke u zhvilluar”, ka thënë Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë .
Merret vesh se ky aksion është duke u zhvilluar në 40 lokacione të Kosovës./FaktePlus