Aktori i Zelandës së Re, K.J. Apa është në gjendje të mirë shëndetësore, pasi që ai ishte përfshirë në një aksident komunikacioni në afërsi të Vankuverit.
Aksidenti ka ndodhur në orët e vona të natës pasi që aktori i njohur nga Riverdale kaloi 16 orë në xhirimin e skenave të shout, shkruan Hollywood Reporter.
Apa, i cili luan rolin e Archie në seritë e CW, nuk ka komentuar rastin, transmeton KosovaPress.
Aktorin 20-vjeçar e kishte zënë gjumi derisa po voziste në rrugë, pas kthimit nga hoteli dhe kishte dalë nga rruga. Ai ishte dërguar në spital, por fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime serioze.