Një veturë zyrtare e Policisë së Kosovës është aksidentuar në Gjilan, konkretisht rrugës për Bujanovc.
Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 10:00 ndërsa lexuesit e Indeksonline kanë dërguar fotot nga vendi i ngjarjes.
Siç shihet në foto vetura e policisë ka goditur një shtyllë të ndriçimit afër një qendre tregtare.
Vetura është dëmtuar shumë ndërsa ende nuk ka informacione për lëndimet e zyrtarëve policor.
Në vendin e aksidentit tani ka dalë njësiti për hetimin e aksidenteve i cili është duke u marrë me rastin./Indeksonline/