Një aksident trafiku ka ndodhur në mbrëmjen e së mërkurës, në Komunën e Lipjanit.
Dy vetura janë ndeshur me njëra-tjetrën në fshatin Magurë – duke shkaktuar lëndimin e dy vozitësve të tyre.
Si rezultat i aksidentit janë lënduar edhe dy këmbësorë, që ndodheshin në rrugë në momentin e ndeshjes së veturave.
Mësohet se të lënduarit janë çuar me ambulancë për trajtim mjekësor.
Gazeta Express ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet të ketë dalë menjëherë Policia.
Nga pamjet shihet se njëra nga veturat e përfshira në aksident ka pësuar dëme të konsiderueshme.