Një person i moshës 43-vjecar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku i cili ndodhi sot në mëngjes në Ferizaj konkretisht në rrugën Ferizaj-Gjilan.
Rastin e ka konfirmuar për Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Nexhat Xhokrri. Ai ka sqaruar se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, njëra nga to me targa të huaja.
“Hetimet janë duke vazhduar. Një person ka mbetur i vdekur, ndërkohë që tre persona të tjerë janë lënduar. Ata janë dërguar për trajtimin në QKUK”, ka thënë Xhokrri.
Shkaktari i aksidentit ende nuk po dihet, ndërkohë që po dyshohet se u shkaktuar nga kyja e pasigurtë në rrugë si dhe shpejtësia e madhe.
Hetimet për këtë aksident tragjik janë duke vazhduar.
Ndërkohë që ky aksident është i dyti që brenda një jave u ka marrë jetën kosovarëve. Të dielën që lam pas, vdiqën 5 anëtarë të një familje nga Suhareka.
Sidoqoftë, Policia e Kosovës vazhdimisht kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë me përpikëri të gjitha rregullat e kodit rrugor në mënyrë që bashkërisht të ndikojnë në uljen e numrit të ngjarjeve aksidentale, uljen e vdekshmërisë në komunikacionin rrugor, e rrjedhimisht ngritjen e shkallës së sigurisë në trafik.